Politikat e Privatësisë

Duke përdorur website tonë, ju pajtoheni me rregullat dhe politikat tona të privatësisë. Nëse nuk pajtoheni më rregullat dhe politikat tona të privatësisë, ju rekomandojmë që mos të përdorni website tonë

Politikat e privatësisë dhe rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale përshkruhen në rregullat e privatësisë në website të Tregu.biz. Përpunimi i të dhënave personale në këtë website kryhet në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale. Në përpiqemi gjithmonë që të përpunojmë të dhënat me kujdesin më të madh. Që t’ju lejojme ju të përdorni shërbimet tona, për shembull nëse do të regjistroni një reklamë, Tregu.biz përpunon disa informacione që kanë lidhje me ju. Më poshtë, do të gjeni informacion në lidhje me politikat e privatësisë dhe rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale.

Politikat e privatësisë mbulojnë temat e mëposhtëme:

Këto janë temat që mbulohen nga politikat e privatësis nga website jonë:

Çfarë quhet informacion i të dhënave personale?

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të dhënave Personale në Kosovë, “të dhëna personale” quhen të gjitha informacionet që referohen për identifikim të një personi fizik, ose një person fizik i cili mund të identifikohet (me subjekt të të dhënave personale), dhe një personi natyral i cili mund të identifikohet, identiteti i të cilit mund të përcaktohet direkt apo indirekt, bazuar në identifikues si emër, mbiemër, numri i identifikimit personal të qytetarit, të dhëna gjeografike, idntifikues online, apo mbi bazën e një ose më shumë karakteristikave që lidhen specifikisht me fizikun e tij/saj, psikologjinë, gjenetikën, psiqikën, gjendjen ekonomike, kulturore ose identitetin social të këtij personi fizik.

Çfarë lloj informacioni grumbullojmë dhe procesojmë ne?

Kur ju vizitoni website tonë, privatësia juaj është e mbrojtur plotësisht. Nëse po përdorni website-n si vizitor, Tregu nuk grumbullon asnjë të dhënë personale. Tregu ka akses vetëm në informacionet që nuk identifikojnë përdoruesin final (informacion jo personal). Këto janë informacione që lidhen me pajisjen që ju përdorni kur aksesoni website-n tonë si IP adresa juaj, vendndodhja e pajisjes etj. Në rastin kur ju, si një përdorues, po përdorni website-n tonë edhe dëshironi të kontaktoni njoftuesin përmes përdorimit të opsionit “dërgoni një ,es”, atëherë, emaili që keni përdorur do të jetë i dukshëm nga ana e reklamuesit në mënyrë që ju të vazhdoni komunikimin në lidhje me produktin e reklamuar. Tregu nuk është përgjegjës dhe nuk ka akses në komunikimin midis shitësit edhe blerësit. Emaili i regjistruar, do të përdoret vetëm për atë qëllim dhe nuk do të përdoret për qëllime të tjera për të cilat përdoruesi nuk ka dhënë miratimin e tij/saj.

Nëse jeni duke përdorur website-n tonë si një reklamues i cili po rregjistron një njoftim/ po krijon një profil përdoruesi?

Gjatë procesit të rregjistrimit të një njoftimi, ne përpunojmë vetëm të dhënat që ju jepni vullnetarisht në momentin që plotësoni formën e rregjistrimit të njoftimit, vetëm për qëllimin e dhënë.Nëse jeni një reklamues, të dhënat e nevojshme për të rregjistruar njoftimin janë:

Emëri - Ky informacion është një e dhënë që ju keni plotësuar gjatë regjistrimit të fushës: Emër. Ky informacion plotësohet nga ju si përdorues edhe ju jeni përgjegjës për saktësinë e informacionit që keni dhënë.

Adresa e email - Kjo është adresa juaj e emailit, e cila nuk është e dukshme publikisht dhe palët e treta nuk kanë akses në të. Adresa juaj e email përdoret vetëm për qëllimin që ju keni dhënë miratimin tuaj gjatë rregjistrimit të njoftimit apo krijimit të llogarisë tuaj.

Numri i kontaktit - Ky informacion lidhet me numrin e telefonit që keni dhënë si numër kontakti.

Vendndodhja/Shteti i produktit të shitur- Ky informacion lidhet me qytetin ku ndodhet produkti/ shërbimi që do të shitet apo po ofrohet. Për disa njoftime është e nevojshme plotësimi i adresës së plotë. Adresa e dhënë përdoret vetëm për qëllimin që ju keni dhënë miratimin tuaj gjatë rregjistrimit të njoftimit / hapjes së llogarisë.

Rregjistrimi duke përdorur llogarinë tuaj të Facebook ose Gmail

Tregu i jep mundësinë përdoruesve të tij të rregjistrohen në website duke përdorur llogarinë e tyre personale të Facebook ose duke përdorur adresën e tyre të Gmail. Ju lutemi të keni parasysh që kur krijoni një profil përdoruesi në Tregu duke përdorur llogarinë tuaj të Facebook apo duke përdorur Gmailin tuaj, informacioni i rrjetit social/ emailit lidhet me profilin tuaj në Tregu. Ky informacion mund të modifikohet në çdo moment duke u lidhur me llogarinë tuaj në Tregu.

Për cilat qëllime i përdorim ne të dhënat tuaja personale?

Gjatë rregjistrimit të një njoftimi ose gjatë krijimit të një llogarie në Tregu, do të nevojiten disa lloje të dhënash personale. Tregu nuk është përgjegjës për saktësinë e të dhënave të plotësuara. Tregu përdor informacionin që ju keni dhënë vetëm për qëllimin që ju i keni mundësuar. Nëse nuk keni dhënë pëlqimin për përdorimin e të dhënave tuaja personale për qëllime promocionale marketingu, këto të dhëna nuk do të përdoren për këtë qëllim. Tregu nuk ndan informacion me palë të treta, nuk ja ofron këto informacione palëve të treta, por i ruan me kujdes dhe i përdor vetëm për qëllimin për të cilat janë grumbulluar.Sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, Tregu përdor informacionin personal të përdoruesit vetëm për qëllimin që këto të dhëna janë plotësuar. Gjatë rregjistrimit të një njoftimi, përdoruesi vendos vetë nëse dëshiron që numri i tij i telefonit të shfaqet publikisht ose jo. Adresa juaj e emailit nuk shfaqet publikisht në njoftim, përveç rasteve kur vetë reklamuesi vendos që të vendosë adresën e email në fushën e përshkrimit të njoftimit. Informacioni i dhënë për njoftimin përdoret për publikimin e njoftimit në formën dhe përmbajtjen që vetë reklamuesi ka vendosur. Tregu nuk ndan informacionin tuaj personal me palë të treta. Që t’ju ofrojmë shërbimet tona në mënyrë sa më cilësore, ne bashkëpunojmë me ofrues të jashtëm për mundësimin e disa prej shërbimeve, aplikacioneve, mjeteve etj. (lokale dhe / ose ndërkombëtare) dhe të dhënat tuaja personale, ruhen me standarde të larta të sigurisë dhe ky informacion përdoret nga ofruesit vetëm për qëllimin për të cilin është dhënë.

Të drejtat e aksesit të të dhënave personale nga subjekti

Subjekti ì të dhënave personale ka të drejtën të kërkojë konfirmim nga Tregu nëse të dhënat e tij personale janë përpunuar si dhe të kërkojë shpjegim për cilat qëllime janë përpunuar të dhënat e tij, për kategrinë e të dhënave, periudhën e ruajtjes, etj dhe të sigurohet që informacioni i dhënë është në përputhje me ligjin.

Politikat e përpunimit të të dhënave personale të marketingut direkt

Tregu përpunon informacione personale për qëllime të marketingut direkt, vetëm pasi subjekti i të dhënave personale ka dhënë dakordësinë për këtë gjë.

Ndryshimet e politikave të privatësisë

Tregu rezervon të drejtat për të bërë çdo ndryshim në Politikën e Privatësisë dhe / ose Kushtet e Përdorimit në çdo kohë. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi me publikimin e website.

Këshilla të vlefshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë

Në përputhje ne rekomandimin Nr. R (99)5 të komitetit të Ministrave të shteteve anëtare për mbrojtjen e privatësisë në internte, më poshtë do të gjeni disa këshilla të vlefshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë.

Tregoni kujdes për të dhenat tuaja personale në Internet, ku i ndani me kë i ndani edhe si i ndani.

Kini parasysh që çdo aktivitet që ju kryeni në internet mund të lerë gjurmë rreth jush. Prandaj në ju sygjerojmë që të përdorni website që ju informojnë rreth nivelit të sigurisë dhe kërkojnë miratimin tuaj për metodat e gjurmimit si Cookies etj. Nëse nuk dëshironi që të dhënat tuaja të përdoren, mos u pajtoni me to.

Nëse nuk dëshironi të rregjistroni një llogari në ndonjë site, mos e bëni.

Kini kujdes nga website që ju kërkojnë më tepër informacion se sa nevojitet.

Duke pranuar politikat e privatësis tona, ju jeni dakort me të gjitha pikat e lartëpërmendura dhe Tregu ka drejtë për përdorimin e të dhënave që ju jeni dakorduar të na jepni.

Ndryshimet e fundit janë bërë në: 04.11.2022