Të paraqitura

RailTrans - Kudo dhe Kurdo

Me marrëveshje

Shpërndaje:

TRANSPORTI RRUGOR FTL

Railtrans L.L.C. nëpërmjet partnerëve të tij – Kompanitë transportuese, kryen transportin rrugor internacional me kamionë prej 1 deri 24 ton, për vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera gjithashtu.

Sigurojmë organizim korrekt dhe të besueshëm të dërgesave komplete dhe pjesë pjesë, ngarkesa të posaçme (me mbingarkesë, mallra me rrezikshmëri).

TRANSPORTI PARCIAL LCL

Zgjedhja e duhur në qoftë se kerkoni cilësi të lartë të grupimit të mallrave me nisje të saktë dhe të garantuar për dërgesat tuaja.

TRANSPORT GRUPAZH NGA TURQIA

Stamboll – Prishtinë

– Linja e rregullt me nisje 2 herë në javë.
– Koha e transitit : 2-3 ditë.

 

TRANSPORT GRUPAZH NGA SHQIPËRIA

Tiranë – Prishtinë

– Linja e rregullt me nisje 2 herë në javë
– Koha e transitit : 1 ditë.

 

TRANSPORT GRUPAZH NGA KINA
Të gjitha portet e Kinës deri në Prishtinë

– Linja e rregullt me nisje çdo javë.
– Koha e transitit : 40-45 ditë.

 

TRANSPORT GRUPAZH NGA EUROPA
Duke parë nevojën e bizneseve për dërgesa parciale nga Evropa, me HUB-et në Austri, Gjermani, ltali, Hungari, Rumani, Bullgari, Greqi dhe Slloveni, Railtrans LLC ka krijuar linja javore ndërlidhëse përmes depove doganore në: Prishtinë, Tiranë, Beograd dhe Shkup.
Të gjitha dërgesat parciale magazinohen në strehim të përkohshëm në depo doganore Railtrans LLC Prishtinë, e cila mundëson zhdoganim të menjëhershëm ose qëndrim deri 20 ditë, si dhe shpërndarjen e tyre.
Kjo mundëson shërbim të shpejtë dhe cilësor për bizneset që importojnë dhe eksportojnë në këto vende dhe më gjerë. Me shfrytëzimin e depove dhe mjeteve tona,si dhe nisjet e rregullta javore, ne me krenari kemi mundësuar rrjetizimin e këtyre depove, duke siguruar shërbimet e kualitetit më të lartë për klientët tanë.

SHËRBIMET TRANSPORTUESE AJRORE

Ne kuptojmë nevojën e shërbimeve për dërgesat më të lehta. Duke iu ofruar klientëve tanë në këtë kohë shërbime të caktuara dhe jashtëzakonisht delikate, Railtrans L.L.C. punon me partner  të besueshëm Ajror për t’ju siguruar dërgesa të ndryshme ajrore internacionale në cilën do pjesë të botës.

Ne ju sigurojmë mundësitë ditore të mundshme duke përdorur kushtet tona standarde ajrore  cilado që iu përshtatet nevojave tuaja ekzakte në relacion me koston efektive, në urgjencë apo edhe në kombinim me të dyja.

Ne ndërtojmë shërbimet tona me kosto të ulët në periudha të shkurta në Kosovë dhe mbrojmë klientët tanë dhe partnerët tanë global me transport hapësinor të mallrave përgjatë periudhave të caktuara. Ky është një distribuim i njëllojtë i mallrave ajrore nëpërmjet Kosovës, dhe ky bëhet çelësi vital i suksesit tonë.

Në sigurojmë shërbime të ngarkesave ajrore duke përfshirë, por jo të limituar prej Aeroportit në Aeroport, Aeroport në Derë, Derë në Aeroport dhe Derë në Derë dhe kjo është arritur përmes rrjetit gjithëpërfshirës me partnerë shumë të besueshëm dhe të aftë të cilët vlerësojnë nevojat tuaja mu ashtu sikurse edhe ne.

TRANSPORT DETAR

Transporti Detar duke qenë faktori lëvizës në ekonominë botërore ku sasi të mëdha tregtare transportohen duke përdorur këtë formë, Railtrans L.L.C. është i vetëdijshëm për rëndësinë vitale të këtij lloji të transportit detar duke ju siguruar me besueshmëri, pa probleme, në kohë përmes ngarkesës detare për të përmbushur furnizimin tuaj në kërkesa të vazhdueshme.

Ne ju ofrojmë shërbimin e transportit me kontejner nëpërmjet Portit të Durrësit (Shqipëri), Selanikut (Greqi) dhe Portit të Barit (Mali i Zi) prej regjioneve të Amerikës, Azisë dhe Afrikës nëpërmjet transportit detar drejtpërdrejt në destinacionin e fundit në Kosovë. Ne ofrojmë shërbimin e transportit të kontejnerëve/mallrave prej dere në derë.

Railtrans L.L.C. përmes partnerëve të tij, ju ofron llojshmëri të ndryshme të mundësive qoftë nëse është ngarkesë e plotë për kontejner, ngarkesë pjesë pjesë apo më pak se kontejner duke vazhduar drejt porteve më të mëdha detare të botës kudo që ju dërgon tregu juaj.

Me ekipin tonë të dedikuar dhe stafin përgjegjës, ne me krenari ofrojmë shërbimin tonë në tregun vertikal ku klienti kërkon mu ashtu në formë globale të kompanive me tregti me shumicë duke iu siguruar bashkëpunim me blerësin dhe menaxhim të shërbimit për ngarkesa me kosto me efecientë të pritur.

Faktori më i madh kontribues për popullaritetin oqeanor transportues është kostoja (kushtueshmëria) dhe në Railtrans L.L.C., ne sigurojmë avantazh në blerjen tonë të fuqisë globale së bashku me partnerët tanë të mundshëm për të siguruar jo vetëm për tarifë më të mirë, por edhe zgjedhjen më të mirë për ngarkesë e cila është e gatshme për ju.

Transporti i kontejnerëve nga/deri Porti i Durrësit, Selanikut dhe të Barit

Ne ju ofrojmë shërbimin e transportit të kontejnerëve nëpërmjet portit të Durrësit (Shqipëri), portit të Selanikut (Greqi)  dhe portit të Barit (Mali i Zi) prej regjioneve të Amerikës, Azisë dhe Afrikës nëpërmjet transportit detar drejtpërdrejt në destinacionin e fundit në Kosovë.

Me flotë tonë të kamionëve prej 50 sosh, ne ofrojmë shërbimin e transportit të kontejnerëve/mallrave prej dere në derë.

OPERATOR HEKURUDHOR

Nga fillimi i vitit 2017 Railtrans sh.p.k. ka filluar operimet e veta si operatorë i parë privat hekurudhor në vendin tonë dhe në rajon.

Me njohuri të gjatë në sektorin hekurudhor ,ne jemi të sigurt se oferta jonë në treg do jetë më atraktive për kompanitë të cilat ju përgjigjet ky lloj transporti.

Ne jemi të specializuar në transportimin e dërgesave normale, trenave të plotë, dërgesave masive dhe atë të:

    • Kontejnerëve nëpërmjet Portit të Selanikut (Greqi), Portit të Barit (Mali i Zi) nga/deri vendet e Evropës Juglindore.
    • Transportin e derivateve ( dizel,gas etj).
    • Transportin e xeheve.
    • Transportin e drithërave.

Bashkëpunimi i mirë me hekurudhat e rajonit , kapacitetet tona në transportin rrugorë të kamionëve, partneriteti me linjat detare, kompanitë me ngarkim dhe shkarkim dhe partnerët tjerë në zingjirin logjistikë, garanton seriozitet të lartë të transportit të mallrave qoftë nga vendet e largëta aziatike atyre të evropës perëndimore apo vendeve të rajonit tonë.

Railtrans L.L.C. siguron vagonët për ngarkim për transport të mallrave të ndryshëm prej/deri në Kosovë, duke u bazuar në llojin e mallrave.

Gjithashtu, ne kombinojmë transportin hekurudhorë me trena të veçantë dhe atë detar për klientët që janë të orientuar në industri të ndryshme në Kosovë dhe në kontinentin Evropian.