Tė ndryshme
Shes/Ofroj: Se shpejti fillojne kurset mbi ...
Google
Shitėsi: 2winpartners
Google
Numri i telefonit: +355 (0) 698662525
Google
Vendi: Tirane
Google
Data: 17.12.2013
Google
Kontakto shitėsin Kontakto shitėsin
Google
Google
Se shpejti fillojne kurset mbi kontabilitetin praktik...

Se shpejti fillojne kurset mbi kontabilitetin praktik...

Studio “2Win Partners” me një eksperiencë 10-vjecare në shërbime gjithëpërfshirëse dhe praktikë në Financë, Kontabilitet, Auditimi dhe ofrimin e kurseve e trajnime profesionale.

 

Njofton

Hapjen së shpejti të kurseve të reja mbi trajnimin në kontabilitetin praktik për biznesin e vogël, të mesëm dhe të madh me tarifat më të mira në treg.

Ky trajnim shërben për të gjithë personat e interesuar të punojnë në fushën e kontabilitetit dhe të financës, për të gjithë ata kontabilistë/ financiere që deri tani nuk kanë punuar në këtë profil, për të gjithë ata individë të cilat duan të përforcojnë me shumë informacionet e marra në fushën e ekonomisë.

Trajnimi është mbështetur në dokumenta hipotetike të orientuar në natyra të ndryshme biznesesh.

E veçanta e këtij trajnimi ndryshe nga të gjithë trajnimet e tjerë është se ju do të bëni vetë regjistrime njëlloj sikur të ishit në një ditë të zakonshme pune. Kjo teknike ju mundëson përvetësimin e njohurive të marra gjatë seancave të moduleve përkatës.

Çdo seancë është e konceptuar në mënyrë të tillë që ju të keni mundësi të fitoni njohuritë mbi modulet dhe njëkohësisht të keni mundësi t’i praktikoni këto njohuri në prezencën e trajnuesit.

 

Ky trajnim është i ndarë në dy faza:

 

Faza I

Tajnimi teorik në bazë të procedurave dhe do të zgjasë 3 herë në javë nga 2 orë për një periudhë 3-javore.

Faza II

Praktika 2 javore në financa 5 konsiston në regjistrimin dhe përpunimin e të gjitha transaksioneve të bëra gjatë trajnimit dhe nxjerja e bilancit të një kompanie.

(TOTAL KURSI ZGJAT 5 JAVË OSE 30 ORË)

 

Për të pasur një rendiment sa më të lartë grupet do të jenë jo më shumë se 6 vetë.
Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të pajisen më një çertifikatë.

 

Ju sigurojmë që një trajnim i tillë së bashku do të jetë një start shumë i mirë i juaji në tregun e punës

 

Më poshtë do të gjeni programin i cili konsiston në:

 

 

A.     – Prezantimin e legjislacionit kryesor për fazën start-up të shoqërive tregtare

·                         Njohja me Ligjin Nr.9901, date 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, format ligjore të tyre

·                         Hapat e regjistrimit dhe liçensimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe njohja me Ligjin

                Nr.9723, datë    3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”

·                         Njohja me Ligjin Nr.9228 datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”

·                         Njohja me Ligjin 9920, datë 19.5.2008 dhe proçedurat tatimore të regjistrimit të shoqërive.

 

 

1.Prezantimi i dokumentave bazë

 

·                         Njohja me faturën e shitjes

·                         Plotësimi i gjeneraliteteve të faturës

·                         Përpilimi i transaksioni në lekë e në valutë

·                         Llogaritja e TVSH

·                         Plotësimi i faturave tatimore të shitjes me bazë përmbledhëse ditore të kases

·                         Gjenerimi nga kasa i lëvizjeve ditore

·                         Plotësimi i faturave me TVSH duke j’u referuar kuponave tatimore

·                         Njohja me faturën e blerjes

·                         Njohja me kuponin tatimor

 

I. Prezantimi i librave të blerjeve dhe shitjeve

Regjistrimi i dokumentave justifikues në librat e blerjes dhe të shitjes në mënyrë manuale (Kjo për arsye të vetëkontrollit në lidhje me regjistrimet në kontabilitet)

1-Libër blerje

·                         Njohja dhe plotësimi i librit te blerjeve

·                         Regjistrimi  i faturave të blerjeve në kontabilitet

·                         Gjenerimi në librin e blerjeve

·                         Deklarimi online

2-Libër shitje

·                         Njohja dhe plotësimi i librit të shitjeve

·                         Regjistrimi i faturave të shitjeve në kontabilitet

·                         Gjenerimi në librin e shitjeve

·                         Deklarimi online

3-Prezantimi i importeve dhe deklaratave doganore

·                         Regjistrimi i deklaratave doganore

·                         Gjenerimi në librin e blerjeve

·                         Regjistrimi i tyre në sistem sipas skemës specifike

4-Formulari i deklarimit te TVSH

·                         Plotësimi i deklaratës së TVSH

·                         Deklarimi i saj online

·                         Pagesa në bankë përgatitja e transfertës për pagesën e tvsh në bankë

5-Likujdimet e faturave të blerjes dhe shitjeve

·                         Pagesa e faturave të blerjeve me bankë dhe shitjeve me bankë

·                         Plotësimi i transfertave dhe pagesat nëpërmjet sistemit bankar

·                         Plotësimi i mandat arkëtimeve dhe pagesave për levizjet me arkë

·                         Njohja e arkëtimit të faturave tatimore të shitjes me bankë e arkë 

6-Magazina

·                         Plotësimi i kartelave të magazinës

·                         Metoda e inventarizimit të kartelave të magazinës

·                         Ditari i kartelave të magazinës

 

 

II. Burimet njerezore

 

·                         Plotësimi i formularit të deklarimit në inspektoriatin shtetëror të punës dhe lista e punonjësve me 

               gjeneralitetet përkatëse

·                         Plotësimi i deklaratës së punëmarrësve për periudhën sipas legjislacionit

·                         Dorëzimi tek zyra e punës i deklaratës së të punësuarve

·                         Deklarimi i të punësuarëve dhe të larguarëve rishtazi për shoqërinë në sistemin online të tatimve

·                         Përgatitja e listë pagesës mujore dhe llogaritja e kontributeve për pagat

·                         Llogaritja e pagës neto

·                         Deklarimi on line i listë pagesës mujore në sistemin e tatimeve

·                         Plotësimi i formularit të deklarimit të pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

·                         Plotësimi i formularit të tatimit mbi të ardhurat personale

·                         Deklarimi online i formularëve të mësipërm

·                         Plotësimi i transfertave sipas urdhër pagesës së dalë nga sistemi për likujdimin në bankë

 

III. Plotesimi i çekut bankar

 

Ju mirepresim!

 

Për më shumë na kontaktoni

në numrin: +355 (0) 698662525

Emri i juaj:
Emaili i juaj:
€
<< kthehu

© 2002 - 2019 Tregu.biz
Vendi ku tregu vjen te ju!